23 Dhjetor 2024

SHBA, 900 miliard dollarë ndihmë për COVID-19

Washington, 21 dhjetor - Udhëheqësit e Kongresit të SHBA-ve mbrëmë vonë u dakorduan për marrëveshjen e kërkuar prej kohësh për pakon prej afër 900 miliardë dollarë të ndihmës së koronavirus, e cila do t'u dërgojë amerikanëve në të gjithë vendin asistencën financiare shumë të nevojshme.

Përveç pagesave të drejtpërdrejta, legjislacioni pritet gjithashtu të përfshijë përpjekje për ndihmë të mëtejshme të papunësisë dhe për të ndihmuar bizneset e vogla që po përballen me shkatërrimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia, megjithëse teksti i projekt-ligjit ende nuk është publikuar.

"Përderisa populli amerikan vazhdon të luftojë me koronavirusin këtë sezon festash, ata nuk do të jenë të vetëm", shkroi në twitter udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell.

"Kongresi sapo ka arritur një marrëveshje. Ne do të kalojmë pakon tjetër të shpëtimit ASAP. Një ndihmë më e madhe është në rrugë e sipër", shtoi ai.

Chuck Schumer, nga radhët e demokratëve në Senat, gjithashtu konfirmoi marrëveshjen, duke theksuar se do të jetë përpjekja e dytë më e madhe stimuluese fiskale në historinë amerikane pasi ligjvënësit miratuan një projektligj prej 2.2 trilionë dollarësh për të forcuar stabilitetin ekonomik të Amerikës në muajin mars ndërsa koronavirusi detyronte mbylljen e gjerë.

"Kjo do t'i japë ndihmë emergjente një kombi në një situatë emergjence. Ne duhet të vendosim ligjin sa më shpejt të jetë e mundur", shkroi Schumer në një seri postimesh në Twitter.

"Nga të gjitha të drejtat, projekt-ligji #COVIDrelief i kësaj urgjence duhej të kishte kaluar muaj më parë. Vendi kishte nevojë për të", shtoi ai.

Përmes legjislaturës, kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, gjithashtu konfirmoi marrëveshjen.

Sipas raporteve të shumta lehtësimi i krizës COVID-19 po shoqërohet me një projekt-ligj të gjerë financimi nga qeveria që kombinon llogari për mbi 2 trilionë dollarë shpenzime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)