23 Dhjetor 2024

Shaip Muja, i dyshuar kryesor në rastin “Medicus 2”

Pritshtinë, 2 maj - Pas shplljes së vendimit të Gjykatës së Qarkut për rastin “Medikus”, prokuroria e EULEX-it ka lëshuar nëj informacionn se edhe tetë të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar në rastin “Medicus” për siç thuhet në kumtesë, “…trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.”

Sipas kumtesës së EULEX-it , “një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e hetimeve kundër tetë të dyshuarve.

Tetë të dyshuarit janë duke u hetuar për veprat penale siç janë krimi i organizuar, trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.

Ky hetim i ri është i bazuar në hetimet e kryera në  rastin Medicus, si dhe në gjetjet tjera gjatë fazës së gjykimit.

Të dyja rastet zbuluan dyshimet e bazuara se të dyshuarit e lartcekur kanë vepruar në bashkëkryerje apo kanë ndihmuar në mënyrë të direkte apo indirekte pjesëtarët e grupit të krimit të organizuar në kryerjen e veprave të rënda, siç është trafikimi me qenie njerëzore me qëllim të heqjes së organeve.

Por, megjithëse në kumtesën e EULEX-it nuk jepen emra dhe detaje të tjera për hetimet në këtë rast, duket se tetë personat që janë duke u hetuar tashmë  e dijnë se kush janë ata sepse paraprakisht, gjatë gjykimit gati 5 vjeçar të rastit “Medicus” këta tetë persona janë hetuar apo janë marrë në pyetje nga Prokuroria special e EULEX-it sit ë dyshuar në veprimtarinë kriminale “…trafikim me qenie njerëzore…”.

Në këtë kuadër emri I deputetit të PDK-së Shaip Muja është përmendur disa here si I përfolur në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit me qenie njerëzore.

Shaip Muja ka qenë një kohë të gjatë këshilltar  për shëndetësi I kryeministrit Hashim Thaçi dhe ai është marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it edhe gjatë hetimeve në procesin gjyqësor “Medicus”.

Muja megjithëse nuk u gjet në bankën e të akuzuarve në rastin Medicus ai besohet se është I përfshirë në momente të caktuara që ndërlidhen me trafikimin e organeve njerëzore, të veshkave, veprimtari kjo e gjykuar dhe e ndaluar së fundi nga një trup gjykues I Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të kryesuar nga një gjyqtar I EULEX-it.

Siç dihet në këtë proces gjyqësor u gjykuan pesë persona dhe u dënua me 21 vjet e gjysmë burg, shkruan sot gazeta “Bota sot?

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)