Sërish radhë të gjata për vaksinim në Prishtinë
Prishtinë, 14 maj - Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se të premten është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Në njoftim është thënë se në Sallën 1 Tetori në Prishtinë do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.
Aty është thënë edhe se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave tjera aty.
“Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.