26 Dhjetor 2024

Serbia konfirmon 31 raste me koronavirus

Beograd, 13 mars - Ministria e Shëndetësisë së Serbisë ka bërë të ditur se deri më tani në këtë vend janë konfirmuar 31 raste të infektimit me koronavrusin e ri COVID-19.

“Gjithsej 31 raste të konfirmuara Covid-19 janë regjistruar në Republikën e Serbisë deri në orën tetë të mëngjesit, më 13 mars të vitit 2020."

"Deri në 8 të mëngjesit, gjithsej 214 persona u testuan në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, i cili plotësoi kriteret për përcaktimin e rasteve."

"Nga raporti i fundit deri në orën tetë të 13 marsit, janë testuar mostrat e 29 personave, shtatë prej të cilëve ishin pozitivë ndaj koronavirusit të ri", bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)