23 Dhjetor 2024

Sauna redukton numrin e spermatozoideve tek meshkujt

Romë, 29 mars - Praktikimi i saunës tek meshkuj ndikon negativisht në numrin e spermatozoideve dhe lëvizshmërisë së tyre.

Sipas një studimi italian, sauna, e cila konsiston në të qëndruarit për një kohë të caktuar në një ambient të mbyllur të mbushur me avull të nxehë dhe që synon largimin toksinave të ndryshme nga trupi përmes djersitjes, nuk ka vetëm efekte të dobishme për shëndetin.

Grupi i studiuesve të Universitetit të Padovës monitoroi 10 vullnetarë meshkuj me moshë mesatare 30 vjeç dhe me një numër spermatozoidesh brenda normës.

Vullnetarët iu nënshtruan një serie saunash që zgjatën për 6 muaj. Gjatë kësaj kohe studiuesit vëzhguan kampionët e spermës në faza të ndryshme të kësaj periudhe; një herë përpara fillimit të sesionit të saunës, një herë në fund të seancës që zgjaste 15 minuta, një herë pas 3 muajsh dhe një herë pas 6 muajsh.

Të dhënat e mbledhura më pas u krahasuan me analizat e kryera mbi meshkujt të shëndetshme dhe jo të ekspozuar në seancat e saunës.

Rezultatet e analizës tregonin se pas seancës se saunës vihej re një “reduktim i konsiderueshëm i numrit të spermatozoideve dhe lëvizshmërisë së tyre”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)