09 Janar 2025

Sadiku: Synim i MSh-së është ngritja e kapaciteteve profesionale

Prishtinë, 12 janar - Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti në takim Zëvendësambasadorin e Italisë në Prishtinë, Matteo Corradine, ku biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi.

 Zëvendësministri Sadiku e ka njoftuar Zëvendësamabasadorin Corradine për të arriturat e reformës së shëndetësisë në Kosovë, e në veçanti për hapat që janë ndërmarrë për funksionalizimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK.

Ai tha se në vitin 2016 në këtë klinikë janë kryer 106 operime, me ç’rast buxhetit të Kosovës i kanë kursyer mbi 1. 500 000 euro, dhe synim i MSh-së është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturore të përgjithshme shëndetësore, me qëllim të funksionimit të tyre të plotë në shërbim të qytetarëve të vendit.

Në kuadër të takimit është biseduar edhe për projektin  e përbashkët mes MSh-së dhe Qeverisë italiane, “Mbështetja e sistemit shëndetësorë në Kosovë” i cili projektit përmban dy komponentë, Kardiokirurgjinë si dhe për parandalim e infeksioneve.

Implementimi i këtij projekti pritet të realizohet në muajin maj të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)