Sadiku bisedon me zyrtarët të shëndetësisë së Malit të Zi
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.
Zëvendësministri Sadiku ka këmbyer me mysafirët nga MSh e Malit të Zi informacione rreth sistemit shëndetësor në Kosovë dhe Mal të Zi, organizimin e tij, shërbimet që ofrohen, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen përfshirë shërbimet shëndetësore deficitare, ato të fushës së rehabilitimit, të sëmundjeve ngjitëse, etj.
Në takim, është propozuar hartimi i një draft marrëveshjeje të bashkëpunimit në shëndetësi, e cila pas specifikimit të fushave konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen midis dy shteteve në shëndetësi, do të nënshkruhej nga ministritë respektive të dy shteteve.