30 Dhjetor 2024

Sadiku bisedon me investitorë Për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 25 gusht - Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Izet Sadiku priti sot në takim përfaqësues të kompanive të interesuara për investime në shëndetësi nga Austria e Gjermania, për fushat e shërbimeve deficitare në shëndetësinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e kompanisë “Amethy Radiotherapy Deutchland Gmbh”, dr. Paul Stuchetz dhe dr. Emil Hensler, nënkryetar i kompanisë Elekta për Evropë, Amerikë Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, janë interesuar për mundësitë e investimeve në sektorin shëndetësor në Kosovë, kryesisht në fushën e radio-onkologjisë si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe spitalet e vendit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore deficitare në Kosovë, në një partneritet të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.

Zëvendësministri Sadiku i ka njoftuar ata me reformat shëndetësore në proces, aspektet ligjore te bashkëpunimit, fushat ku ka më shumë nevojë për bashkëpunim midis Kosovës, profesionistëve të saj shëndetësor dhe investitorëve të interesuar, me qëllim të sigurimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe më pak të kushtueshme për sektorin shëndetësor në Kosovë.

Ai ka thënë se MSh është e angazhuar që të krijojë sa më shumë mundësi që qytetarët kosovarë të marrin shërbime sa më cilësore në sektorin publik shëndetësor, të ketë konkurrencë të shëndoshë me sektorin privat dhe të hapen mundësi bashkëpunimi me institucione të ndryshme edhe jashtë vendit.

“Synim i Ministrisë është që qytetarët të marrin shërbime adekuate shëndetësore në Kosovë dhe sa më pak mjete të taksapaguesve kosovarë të shkojnë jashtë shtetit, si pasojë e funksionimit jo të plotë të disa shërbimeve shëndetësore në vend”, tha ai, duke shtuar se është e rëndësishme gjithashtu edhe ngritja e vazhduar në aspektin e edukimit profesional e profesionistëve shëndetësor, të cilët mund të përfitojnë përmes bashkëpunimeve të ndryshme në fusha specifike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)