Rusia shënon numrin më të madh të viktimave me koronavirus këtë vit
Moskë, 26 qershor - Rusia ka regjistruar të shtunën 619 viktima me koronavirus, njëherësh ditën më vdekjeprurëse këtë vit.
Numri i të infektuarve po ashtu është dyfishuar, në krahasim me fillimin e muajit, pasi autoritetet kanë raportuar për 21,665 raste të reja brenda një dite.
Më 25 qershor, numri i viktimave ka qenë më i larti nga 24 dhjetori.
Hezitimi i rusëve për t’u vaksinuar, ka shtuar frikën se qëndron mbrapa shpërthimit të ri të virusit. Disa punonjës duke dezinfektuar një stacioni treni në Moskë.
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë në një takim me ligjvënësit rusë, më 12 qershor, se “fatkeqësisht kërcënimi nga koronavirusi, nuk ka kaluar ende. Në disa rajone, situata është përkeqësuar”.
Zyrtarët në Moskë kanë thënë se një e treta e rasteve të reja raportohen në kryeqytetin rus.
Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka thënë javën e kaluar se vaksinimi kundër koronavirusit do të jetë i detyrueshëm për 60 për qind të punëtorëve në sektorin publik.
Rreth 17 rajone tjera do të marrin vendime të ngjashme. Moska dhe rajone tjera, po ashtu kanë rritur kufizimet në lëvizje.
Prej javës së kaluar, banorët e Moskës, mund të marrin shërbime në restorante dhe bare, vetëm nëse kanë dëshmi të vaksinimit, test negativ për koronavirus, apo certifikatë se kanë kaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, në gjashtë muajt e fundit.