22 Dhjetor 2024

Rusia me rekord të ri të vdekjeve nga koronavirusi

Moskë, 7 korrik - Viktimat nga koronavirusi në Rusi shënuan rekord të ri ditor. Autoritetet njoftuan për 737 të vdekur në 24-orëshin paraprak dhe për 23,378 raste të reja pozitive.

Infeksionet e konfirmuara ditore në Rusi janë rritur për më shumë se dyfish gjatë muajit të kaluar: nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 23,000 këtë javë.

Si shkaktar i gjendjes shihet varianti Delta i koronavirusit.

Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëhershme.

Delta ka shkaktuar valë të re infeksionesh edhe në vende të tjera, ndërsa në Kosovë, deri më tash, janë konfirmuar dy raste me këtë variant.

Në Rusi, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, nuk ka plane për izolim.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 184 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur.

Vendi më i prekur është SHBA-ja, me mbi 33 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 605,000 viktima.

Deri më tash, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.2 miliardë vaksina kundër koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)