22 Dhjetor 2024

Rritja e temperaturës globale me 1.5 gradë mund të jetë ‘katastrofike’ për shëndetin

Washington, 6 shtator - Shëndeti i njeriut tashmë po dëmtohet nga ndryshimet klimatike dhe ndikimet mund të bëhen katastrofike dhe të pakthyeshme nëse qeveritë nuk bëjnë më shumë për të trajtuar ngrohjen globale, thanë redaktorët e më shumë se 230 revistave mjekësore në një editorial të përbashkët të hënën.

Editoriali nënvizon lidhjet midis krizës klimatike dhe një mori ndikimesh të dëmshme shëndetësore gjatë 20 viteve të fundit.

Efektet katastrofike janë; rritja e vdekjeve nga nxehtësia, dehidratimi dhe humbja e funksionit të veshkave, kanceri i lëkurës, infeksionet, çështjet e shëndetit mendor, komplikimet e shtatzënisë , alergjitë, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, si dhe vdekjet që lidhen me to.

Gjithashtu, në editorial paralajmërohet se një rritje e temperaturave mesatare globale prej 1.5 ° C mbi nivelet para-industriale dhe humbja e biodiversitetit mund të shkaktojë “një dëm katastrofik për shëndetin ".

Qeveritë në të gjithë botën po paraqesin plane për të kontrolluar ngrohjen globale në 1.5 ° C për të shmangur ndikimet e përkeqësimit të ndryshimit të klimës. Ngrohja tashmë është rreth 1.2 ° C mbi vijën e referencës.

BMJ me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, një nga revistat që botuan raportin, tha se "kurrë më parë" nuk ishin mbledhur kaq shumë botime shëndetësore për të bërë të njëjtën deklaratë, "duke pasqyruar ashpërsinë e urgjencës së ndryshimit të klimës që po përballet tani bota".

Ata shtuan se kishte më shumë gjasa që ngrohja globale të kalonte 2 ° C, një prag që shkencëtarët e klimës thonë se do të sillte ngjarje katastrofike të motit ekstrem, si dhe ndikime në jetën e njerëzve, kafshëve dhe bimëve.

Thjesht nxitja e botës dhe industrisë së energjisë që të kalojnë nga lëndët djegëse fosile në energji të rinovueshme, nuk mjafton për të përballuar sfidën e krizës klimatike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)