Rritet numri i duhanpirësve që kërkojnë ndihmë për të lënë duhanin
Canbarra, 29 janar - Një vit pasi qeveria Australiane vendosi që në paketat e cigareve emrat e firmave prodhuese të zëvendësohen me fotografitë tronditëse të dëmeve që shkakton duhani, një studim i ri tregon për një rritje të lartë të numrit të duhanpirësve që kërkojnë ndihmë për të lënë duhanin.
Instituti i Kancerit New South Wales thotë se kjo tregon se nisma e qeverisë është duke funksionuar.
Kur paketat e reja të cigareve u bënë të njohura në Australi një vit më parë, kishte shumë spekulime nëse fotot dhe paralajmërimet do të ishin të efektshme.
Emrat e kompanive në paketat e cigareve u ndaluan.
Tani, hulumtues të shëndetit publik pohojnë se ndalimi ka patur efektin e dëshiruar dhe se mesazhi po përcillet më në fund se duhani dëmton rëndë shëndetin.
Hulumtuesit në Institutin e Kancerit New South Wales thonë se ka patur një rritje prej 78 për qind në numrin e duhanpirësve që synojnë ta lënë duhanin dhe se paketimi i ndryshëm ka patur një ndikim më të madh se sa mesazhet paralajmëruese.
Njerëzit kanë vënë re paketimin e thjeshtë dhe duhanpirësit me të vërtetë që janë duke marrë masa, duke kërkuar mbështetje, duke marrë në telefon linjën e posaçme për të lënë duhanin.
Por ka edhe rezistencë ndaj ndalimit së pirjes së duhanit.
Nuk e kam ndërmend të heq dorë pavarësisht paketimit ose reklamave. Ato nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim për mua personalisht.
Por edhe kjo grua e pranon se ndalesa është një gjë e mirë nëse funksionon.
Ajo thotë: Unë shpresoj me të vërtetë që të funksionojë, sepse mendoj se është një zakon i keq, një zakon vrasës.
Studimi krahasoi paketimin e thjeshtë me reagimin e publikut ndaj imazheve paralajmëruese për dëmet ndaj shëndetit si reklamat.
Zonja Lafontaine thotë se paketimi i thjeshtë ka rezultuar në një rritje më të qëndrueshme të numrit të njerëzve që dëshirojnë ta lënë duhanin.
Ajo tani shpreson për studime të mëtejshme, duke u përqëndruar në efektet e drejtpërdrejta tek australianët të rinj.
Ajo që ne do të donim të mësonim është se si ndryshimi ka penguar nisjen e pirjes së duhanit mes të rinjve, sepse kjo është një nga arsyet kryesore pse paketimi i thjeshtë u paraqit fillimisht. Synimio ishte për të mbrojtur brezat e rinj nga nisja e një vesi të tillë.
Por ka gjithmonë përjashtime. Nganjëherë thua ta lësh duhanin, por pastaj vazhdon me vesin. Nuk më inkurajon të mos pi, por patjetër që preferoj paketat e mëparshme.
Australia është vendi i parë që ka nxjerrë ligj për ndryshimin e paketimit dhe vendet e tjera janë duke ndjekur rezultatet me interes.
Zonja Lafontaine shpreson se qeveritë e tjera do të jenë të motivuara për të ndjekur shembullin e Australisë. Mbretëria e Bashkuar është duke shqyrtuar të njejtën mundësi.