Rritet me 17% në javë numri i të prekurve nga Zika në Kolumbi
Bogota, 22 shkurt - Institucionet shëndetësore të Kolumbisë informojnë se numri i të prekurve nga virusi Zika është rritur mbi 17% javën e kaluar. Kolumbia është vendi i dytë me numrin më të lartë të të prekurve nga virusi Zika në Amerikëne Jugut, pas Brazilit.
Në disa qytete të Brazilit, po përdoren dronët për të zbuluar dhe asgjësuar mushkonjat, me synim paralandalimin e përhapjes së virusit.
Sipas grupit të studimit mbi virusin Zika pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), \" Me nisjen e Lojrave Olimpike të organizuara nga Brazili më 5 gusht, numri i të prekurve nga Zika do të bjerë ndjeshëm\".
Virusi Zika është përhapur në 36 vende, shumica e të cilave në Amerikën Latine. Aktualisht nuk ka vaksinë apo trajnim të licensuar për virusin.