26 Dhjetor 2024

Rritet kujdesi i qytetarëve për mbrojtje nga Ethet Hemorragjike

Prishtinë, 27 qershor - Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, që u mbajt sot në Ministri të Shëndetësisë kryesuar nga Ministri Agani u raportuan të dhënat nga terreni lidhur me situatën epidemiologjike, ku theks i veçantë iu kushtua faktit që deri më tani vetëm katër raste kanë rezultuar pozitive në Ethe Hemorragjike Krime Kongo pas thumbimit nga rriqrat.

Po ashtu, në takim u tha se, si rezultat i ngritjes së vetëdijes së qytetarëve edhe numri i thumbimeve nga rriqrat në vitin 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 20% më i vogël.

Në takim u tha se përveç dezinfektimit, efekte pozitive po jep edhe përdorimi i repelentëve nëpër shtalla që është duke vazhduar, sikurse edhe dezinfektimi i sipërfaqeve tokësore. Në takim, gjithashtu, u tha se, së shpejti pritet të bëhet edhe spërkatja nga ajri në zonat e pabanuara që janë të evidentuara si zona endemike nga rriqrat.

Lajm i mirë nga Këshilli i EHKK-së, është edhe se në trajtim spitalor për momentin nuk është asnjë pacient dhe të gjithë pacientët që kanë qenë të infektuar nga EHCC, janë trajtuar me sukses dhe i  janë kthyer jetës normale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)