Rritet kontrabanda me barna nga Serbia
Prishtinë, 8 dhjetor - Barnat e kontrabanduara nga Serbia kohëve të fundit kanë vërshuar tregun, pasi që një pjese e tyre po shitjen me lirë se barnat që hyjnë në vendin tonë përmes rrugëve legale.
Burime të gazetës Zeri thonë se futja e barnave në Kosovë behët si përmes rrugëve malore, ashtu edhe nëpërmjet linjave të autobusëve që qarkullojnë çdo ditë nga Kosova për në Serbi.
Çdo ditë e më shumë është duke u rritur kontrabanda me barna nga Serbia në Kosovë, pasi që fitimi nga ky biznes është tejet i madh, tha burimi i besueshëm i gazetës.
Por, në anën tjetër zyrtarë të Doganave thonë se hasin në kontrabanda të barnave, por sipas tyre kjo nuk është shqetësuese, pasi që në të shumtën e rasteve kontrabandohen në sasi të vogla.