Rreziku që Ebola të përhapet edhe në Kosovë është i vogël
Prishtinë, 17 tetor - Pas një informate të plasuar në media mbrëmë pas mesnate në 00:33 min, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka deklaruar se pacienti N.N. me vjellje, pa temperaturë, është paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK mbrëmë të cilit i është ordinuar terapi simptomatike pas një vjellje, pa temperaturë.
Pacienti nuk ka pranuar të qëndrojë në spital. Pacienti N.N. ka shkuar për t\'u trajtuar në qendrën e mjekësisë familjare në Dardani ku prej aty ka rrjedhë një thashetheme në portalet e mesnatës se pacienti është i dyshimtë me Ebola.
Instituti Kombëtar menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat sipas protokollit të sëmundjes duke ngritur shkallën e gatishmërisë 24 orë në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë në sëmundjes e Ebolas.
Pacienti nuk ka shenja `të Ebolës, por është nën përcjellje të vazhduar shëndetësore.
Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për virusin Ebola në bashkëpunim më të gjitha institucionet relevante të Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK duke mbajtur kontakt të vazhduar dhe shkëmbim të informative.
Në planin strategjik të Sistemit Kosovarë të Mbikëqyrjes janë të parapara detyrat e secilit nivel të Sistemit Kosovarë të Mbikëqyrjes, si dhe rruga e Rrjedhjes së Informatave në këtë Sistem.
Në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe shërbimin shëndetësor të Aeroportit është bërë pritja dhe vëzhgimi i pelegrinëve, ardhja e tyre është bërë në formë të organizuar prej ditës së martë 14 tetor deri më 17 tetor ora 8:15 e mëngjesit kur ka mbërritur aeroplani i fundit dhe të gjithë pelegrinët janë rekomanduar të jenë nën mbikëqyrje epidemiologjike nga Epidemiologët e IKSHPK.
Kujdesi në parandalimin e sëmundjes është shtuar duke pasur parasysh se nuk ka nevojë për panik dhe duke e ditur se virusi nuk po përhapet përmes ajrit, por me kontakt direkt me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar.
Epidemiologët e Institutit Kombëtar në tërë Kosovën janë në gjendje gatishmërie edhe pse rreziku që kjo epidemi të përhapet edhe në Kosovë është i vogël. Trajtimi i të infektuarve eventual mund të bëhet në shërbimin spitalorë të Kosovës të përgatitur dhe trajnuar të diagnostikojnë sëmundjen klinikisht dhe të vihet diagnoza laboratorike.
Instituti Kombëtar rekomandon të gjithë shtetasit e Kosovës që mos të udhëtojnë në vendet afrikane ku është shfaqur virusi vdekjeprurës.
Mbikëqyrja intensive do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.