Rreziku nga Ebola
Nigeri, 30 korrik - Autoritetet e shëndetësisë po përpiqen të përcaktojnë se cilët persona në një numër fluturimesh në Afrikën Perëndimore javën e kaluar, kanë rënë në kontakt me një burrë që disa ditë më pas vdiq nga Ebola.
Patrick Sawyer mori një avion në Liberi, pati një ndalesë në Gana dhe ndryshoi avion në Togo, për një udhëtim në Nigeri ku vdiq të premten nga virusi.
Sawyer u vendos në karantinë sapo arriti në Nigeri, por pasagjerë të tjerë u lejuan të dilnin nga aeroporti, pasi u njoftuan për rastin me Ebola.