07 Janar 2025

Rrahmani vizitoi në QKUK fëmijët e operuar

Prishtinë, 13 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë qëndroi sot në Kirurgjinë e Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të vizituar fëmijët të cilët këtyre ditëve u operuan nga ekipi i kirurgut australian Paddy Deëan, në kuadër të një bashkëpunimi që kjo klinike ka prej vitesh me këtë ekipe mjekësore australiane.

Gjatë vizitës në Kirurgjinë e fëmijëve, Ministri Rrahmani falënderoi kirurgun Deëan dhe ekipin e tij për intervenimet e kryera në raste të komplikuara dhe stafin vendor të klinikës për bashkëpunimin me ekipin australian.

“Kontributi i këtyre intervenimeve kirurgjike nuk mund të shprehet me fjalë, sepse ai ka vlerë të madhe, por është gjithashtu i vlefshëm edhe kontributi profesional përmes shkëmbimit të eksperiencave që po bëhëe dhe nga të cilat mund të përfitojnë edhe profesionistët tanë”, tha Ministri Rrahmani.
Ai theksoi se disa prej rasteve në të cilat janë kryer ndërhyrje, nuk kanë mundur të trajtohen askund në rajon, prandaj përveç përfitimeve të drejtpërdrejta të pacientëve dhe familjave të tyre, kjo ia rrit edhe më shumë vlerën këtij bashkëpunimi.

Udhëheqësi i ekipit të kirurgëve nga Australia, dr. Paddy Deëan falënderoi për bashkëpunimin e ofruar nga MSH, QKUK dhe Klinika e Kirurgjisë së fëmijëve, ndërsa theksoi se rastet në të cilat janë kryer ndërhyrjet kanë qenë komplekse, porse bashkëpunim ka qenë shumë i dobishëm.
“Plani për të ardhmen është që ndërhryjet e këtilla të kryhen nga ekipi shumë i mirë i Kirurgjisë së fëmijëve këtu”, tha ai.

Nexhmi Hyseni, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së fëmijëve, tha se gjatë kësaj jave prej 42 rasteve që janë marrë në shqyrtim, 15 janë selektuar për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve.

“Gjatë javës janë kryer 12 raste të komplikuara dhe do të kryhen edhe 3 të tjerat që janë në program”, tha dr. Hyseni duke vlerësuar se nga ky bashkëpunim, ka përfitime të shumëfishta duke nisuar prej pacientit, familjes, shoqërisë në veçanti e vlerësoi si shumë të dobishme eksperiencën e krijuar.

Për kontributin e dhënë, Ministri i ndau mirënjohje kirurgut Dewan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)