17 Maj 2024

Rrahmani takon kreun e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare

Prishtinë, 11 janar - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Evropë, Tahir Shabani.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të MSh-së me institucione të ndryshme të fushës së shëndetësisë nga Franca dhe rolin përkrahës të shoqatës Franko-Shqiptare në këtë aspekt, me theks të veçantë në fushën e edukimit të vazhduar profesional dhe shkollimit specialistik të kuadrit kosovar dhe trajtimin në këtë shtet të pacientëve kosovarë për sëmundje që nuk mund të marrin mjekim në Kosovë.

Ministri Rrahmani e ka njoftuar z. Shabani edhe për zhvillimet në shëndetësinë kosovare, sfidat dhe përpjekjet që po bëhën për fuqizimin e sistemit shëndetësor.

Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare e ka selinë në Annemasse të Francës, ndërsa me aktivitetin e saj ajo ndihmon promovimin dhe përkrahjen e interesave të Kosovës në shtetin francez, në Zvicër dhe në shtetet të tjera të BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)