09 Janar 2025

Rrahmani priti ekipin italian që ndihmon fëmijët kosovarë në Pediatri

Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim përfaqësuesit e fondacioneve nga Italia “Nikolla Ciardelli” dhe “Cure 2 Children”, të cilët që prej tetë vjetësh bashkëpunojnë  me Repartin e Hemato-onkologjisë të Klinikës së Pediatrisë të QKUK-së, dhe e ndihmojnë atë me sigurimin e terapisë dhe trajtimit të fëmijëve me sëmundje malinje.

Ministri Rrahmani është shprehur falënderues për misionin e këtyre dy fondacioneve në projektet mbështetëse për Kosovën si dhe për vet Qeverinë e Italisë, e cila, gjithashtu, është kontribuese e rëndësishme në zhvillimin e shërbimeve deficitare shëndetësore në Kosovë.

Përfaqësuesit e dy fondacioneve kanë marrë pjesë një ditë më parë zbulimin e pllakës përkujtimore në Repartin e Hemato-onkologjisë të Klinikës Pediatrike me emrin e ish-ushtarit dhe humanistit italian Nikolla Ciardelli, i cili kishte shërbyer në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, përpara se të ndahej nga jeta, gjatë një misioni tjetër të ngjashëm jashtë Italisë për çka në shenjë respekti për veprat e tij edhe është themeluar Fondacioni me emrin e tij, që po kontribuon në trajtimin e fëmijëve kosovarë më sëmundje malinje.

Ministri Rrahmani e ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin  e mirë midis ekipeve mjekësore nga Italia dhe stafit të Hemato-onkologjisë në Pediatri, ndërkohë që përfaqësuesit e “Nikolla Ciardelli” dhe “Cure 2 Children”, janë shprehur se do të vazhdojnë kontributin në interes të fuqizimit të shërbimit shëndetësore për fëmijë në Kosovë dhe shpëtimit të jetës së fëmijëve të rrezikuar nga sëmundje të rënda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)