28 Dhjetor 2024

Rrahmani në konferencën për partneritet lindor për Tuberkulozin

Riga, 30 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani po merr pjesë në Konferencën ministrore për Partneritet Lindor për Tuberkulozin, që po mbahet në Riga të Letonisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat e shëndetësisë nga vende të ndryshme të Evropës, delegacione nga organizatat dhe institucionet botërore të shëndetësisë si OBSH, Fondi Global, ECDC, etj. 

Në margjinat e kësaj konference, Ministri Rrahmani  takoi sot Zv. Ministrin e Shëndetësisë të Kroacisë Dr. Marijan Cesarik, të cilin e njoftoj mbi reformat që kanë filluar në shëndetësinë kosovare, sfidat dhe progresin që sjellin këto reforma.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve me theks të veçantë në fushën e ngritjes së kapaciteteve të punëtorëve shëndetësor në Kosovë, duke u bazuar në praktikat e mira të Kroacisë.

Dr. Cesarik i premtoj Ministrit Rrahmani, që Kroacia mbetet e përkushtuar për ndihmë sektorit shëndetësor të Kosovës, si dhe në angazhimin e tij për realizimin e vizitave zyrtare të krerëve të dy shteteve.

Konferenca në Riga, do të vazhdoj punimet me 30 dhe 31 mars.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)