Rrahmani e Minxhozi bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi
Prishtinë, 5 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të pres në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.
Në këtë takim do të bisedohet për bashkëpunimin në shëndetësi midis MSh-së dhe autoriteteve të Republikës së Shqipërisë si dhe do të trajtohen aspekte që kanë të bëjnë me përgatitjen e temave nga shëndetësia lidhur me takimin e përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet në qershor në Prishtinë.
Takimi midis Ministrit Rrahmani dhe Ambasadorit Minxhozi mbahet sot në Ministrin e Shëndetësisë.