29 Dhjetor 2024

Rrahmani e Daviet bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet.

Në këtë takim, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Rrahmani ka informuar Ambasadoren Daviet me proceset aktuale në shëndetësi dhe ka shprehur falënderimin për kontributin e shtetit francez në mbështetje të shëndetësisë kosovare me projekte të ndryshme.

Në takim gjithashtu janë trajtuar mundësitë e bashkëpunimit për fusha specifike në shëndetësi, të cilat do të kishin një ndikim pozitiv për profesionistët shëndetësor të Kosovës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, përfitime të drejtpërdrejta për pacientët në Kosovë dhe për fuqizimin e sistemin shëndetësor të Kosovës, me mbështetje nga programe të ndryshme të asistencës nga autoritetet franceze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)