08 Janar 2025

Rrahmani dhe Russell biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 13 mars -  Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, i cili është edhe koordinator i programeve për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi midis organizatave të KB, me theks të veçantë projektet e përbashkëta të MSh-së dhe UNFPA-së (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatë).

Në këtë takim, janë diskutuar projektet e zhvilluara midis MSh-së dhe UNFPA-së, sidomos në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, për çka ministri Rrahmani është shprehur i gatshëm që të bashkëpunohet edhe në të ardhmen.

Ministri Rrahmani dhe Rusell shprehën interesimin e dy anshëm që pas përfundimit të disa projekteve si projekti pilot për skriningun e kancerit të qafës së mitrës që është zhvilluar në komunën e Prishtinës; projektet që lidhen me shëndetin riprodhues si kujdesi efektiv perinatal; fillimin  e procesit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinik, etj.,  të krijohen mundësi që bashkëpunimi në projektet e radhës të jetë i fokusuar në monitorimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore si dhe forcimin e rolit politikë-bërës dhe monitorues të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)