09 Janar 2025

Rrahmani dhe O’Connell bisedojnë për asistencën britanike

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin biseduan për shëndetësinë në Kosovë dhe bashkëpunimin në këtë fushë.

Ministri Rrahmani e ka informuar Ambasadorin O’Connell  me proceset aktuale në shëndetësi, buxhetin dhe mundësitë, bashkëpunimin me donatorët, shërbimet e reja dhe përgatitjet për skemën e sigurimeve shëndetësore si dhe përfitimet e para që qytetarët duhet t’i kenë pas fillimit të implementimit të sigurimeve shëndetësore.

Në mënyrë specifike është biseduar për mundësinë e angazhimit të ekspertizës britanike në përzgjedhjen e kuadrove për pozitat e larta në shëndetësi, sipas marrëveshjes që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë bërë me autoritetet britanike, me qëllim që në pozitat e larta të zgjidhen njerëz meritor, përmes procedurave të pranuara ndërkombëtare, në pajtueshmëri me ligjet në Kosovë dhe në mënyrë transparente.

Ministri Rrahmani ka mirëpritur gatishmërinë e Britanisë së Madhe, që të përkrah këtë proces përmes ekspertizës dhe asistencës së drejtpërdrejt, sikur edhe bashkëpunimin në segmente të tjera midis dy shteteve në shëndetësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)