Rrahmani dhe Haliti bisedojnë për shëndetësinë e Vitisë

Prishtinë, 23 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Imet Rrahmani priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Basri Aliu.
Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe kreu i Komunës së Vitisë biseduan për Kujdesin Parësor Shëndetësor në këtë komunë, nevojat dhe sfidat e saj.
Gjithashtu, rëndësi e veçantë i është kushtuar përgatitjeve të projekteve konkrete për shëndetësinë primare në këtë komunë, të cilat do të mund të ndihmojnë qytetarët e komunës së Vitisë në fuqizimin e shërbimeve ekzistuese, ngritjen e shërbimeve të reja dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.