09 Janar 2025

Rrahmani bisedon me Odat shëndetësore për sfidat e këtij viti

Prishtinë, 16 janar - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim drejtuesit dhe përfaqësues të Odave të Profesionistëve Shëndetësor të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua për planet e Ministrisë dhe të Odave për fuqizimin e këtyre institucioneve, sfidat që i presin gjatë këtij viti, përgatitjet për bartjen e kompetencave të ndryshme shtesë dhe aspektet teknike të funksionimit më të mirë të tyre.

Ministri Rrahmani tha se MSh-ja është e interesuar që sa më shumë përgjegjësi t’u barten odave në përputhje edhe me gatishmërinë e tyre për t’i marrë ato dhe theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me qëllim të ushtrimit të plotë të përgjegjësive ligjore nga ana e odave.

Nga korriku i vitit të kaluar,  shumica e odave i kanë marrë përgjegjësitë për çështjet etike dhe edukimin e vazhduar profesional, derisa licencimi dhe ri-licencimi i profesionistëve është proces që ushtrohet së bashku, ndërkohë që, gjatë këtij viti, përgjegjësi të reja pritet t’u barten të pesë odave të profesionistëve shëndetësor në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)