Rotari Klubi ndihmon me paisje Klinikën e Ortopedisë
Prishtinë, 12 shtator - Rotari Klubi i Gjermanisë i udhëhequr nga Dr Tom Shchaberg, përmes Rotari Klubit të Pejës, sot ka dhuruar një donacion në paisje, në vlerë prej 4.000 euro për Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në emër të Rotari Klubit Peja, donacionin për Klinikën e Ortopedisë e dhuroi Dr Neshad Asllani, i cili tha se duke parë nevojat e mëdha që ka pasur Klinika e Ortopedisë me Traumatologji për paisje mjekësore, atëherë përmes Rotari Klubit të Gjermanisë kanë siguruar instrumente ortopedike të cilat janë të nevojshme për punë në kuadër të QKUK-së.
Në emër të Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji, donacionin e pranoi Dr Faton Morina, Drejtor i kësaj Klinike, i cili tha se paisjet e dhuruar do të jenë ndihmesë e mirë për Klinikën me të cilën ai menaxhon.
Instrumentet përmbajnë sharrë ortopedike dhe borerë do të përdoren në kuadër të Ortopedisë kockore.
Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimin e nisur ta vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe të shihet mundësia që edhe në të ardhmen të ndihmohet kjo Klinikë.
Donacioni është regjistruar në Zyrën e pasurisë së QKUK-së.
Klinika e Ortopedisë me Traumatologjisë, falë angazhimit të menaxhmentit të QKUK-së, muajt e kaluar është pajisur me një set të sharrave dhe borerave, vlera e të cilave ka shifrën 60.000 euro.