Roli i vitaminës D në organizmin e njeriut
Londër, 4 prill - Cili është roli i vitaminës D në organizmin e njeriut? Pikëpamja tradicionale është se kjo vitaminë nevojitet për të parandaluar rakitzmin dhe për të pasur eshtra dhe dhëmbë të fortë.
Sidoqoftë, shkencëtarët po zbulojnë se roli i vitaminës D në organizmin e njeriut është shumë më i madh se sa kjo. Praktikisht çdo gjëndërr në trupin e njeriut ka nevojë për vitaminën D që do të thotë se kërkesat e trupit janë më ta mëdha se sa që është menduar.
Hulumtimet e vazhdueshme tregojn se mungesa e vitaminës D qon në imunitet të dobët, diabet të llojit të dytë, depresion dhe sëmundje kardiovaskulare.