25 Dhjetor 2024

Rikthehet në punë aparati i koronarografisë

Prishtinë, 24 dhjetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime nga kardiologjia invazive, se nga dita e sotme është rikthyer në punë aparati i koronarografisë.  

Rikthimi  në punë i aparatit është bërë pas ndërrimit të gypit katodik, i cili për shkak të procedurave të prokurimit dhe procedurave doganore ishte vonuar, meqë i njëjti ishte importuar nga jashtë.

Të gjithë pacientët që kanë qenë në listë të pritjes do të ftohen për intervenim sipas listës së pritjes, përderisa furnizimi me material shpenzues dhe stenta është bërë kohë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)