Rikthehet Ebola në Siera Leone
Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se ka frikë për infeksione të mëtejshme, pasi rastet e reja janë shënuar në një zonë të varfër dhe me popullsi të dendur.
Qendra Kombëtare për Përgjigje ndaj Ebolës ka thënë se është e shqetësuar sepse të gjitha objektet e izolimit në Fritaun janë mbyllur.
Afrika Perëndimore po rimëkëmbet nga shpërthimi më vdekjeprurës i Ebolës në histori.
Mbi 11,000 njerëz kanë vdekur qysh nga dhjetori i vitit 2013.