22 Dhjetor 2024

Rektori, Rugova shkon në Gjermani për mjekim

Prishtinë, 20 shkurt - Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova, do të dërgohet në shtetin Gjerman për t`iu nënshtruar analizave me të thella dhe një traitim mjekësor.

Pas kontrolleve mjekësore të mjekëve kosovarë dhe përkeqësimit të gjendjes, atij i është rekomanduar një mjekim më i specializuar.

Ngjyra e hedhur sipër rektorit nga aktivistët e “Vetëvendosjes”, Rron Gjinovci dhe Durim Jasharaj, nuk ka rezultuar të jetë ngjyrë e thjeshtë.

Ndonëse kjo ngjyrë pritet të dërgohet në organet kompetente për verifikim se çfarë substance mban, ndersa mendohet të ketë pasur në përbërje të saj edhe lëndë djegëse (tretës i ngjyrave metalike).

Gjendja shëndetësore e rektorit ka filluar të përkeqësohet, të premten në mbrëmje dhe gjatë së shtunës sidomos në ato pjesë të trupit ku është hedhur ngjyra.

Ndërkaq, raporti i demartologut flet për diagnozë djegie të shkallës së dytë (combustio gradus II-duam).

Rugova ka theksuar se substancat do të vërtetohen në Gjermani, pasi edhe gjendja e tij shëndetësore ka filluar të përkeqësohet pas katër ditëve të sulmit, gjë që nuk e sheh si normale. Rënia e lëkurës nga pjesët e trupit të prekur me ngjyrë dhe humbje të shikimit me njërin sy, vështirësi në frymëmarrje janë simptomat e paraqitura tek rektori.

Rektori ka thënë se do të kërkojë nga organet e drejtësisë të zbardhin rastin dhe të gjejnë ata që organizuan sulmin si dhe personat që hodhën tretësin në ngjyrë.

Ndërkohë përfaqësues të “Vetëvendosjes” nuk kanë pranuar të komentojnë lidhur me këtë rast.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)