26 Dhjetor 2024

Reforma shëndetësore përkrahet nga Banka Botërore

Prishtinë, 19 maj - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Bankës Botërore.

Kjo vizitë e delegacionit të Bankës Botërore, po bëhet pas vendimit të Bordit Ekzekutiv të saj për të mbështetur reformën shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan aspektet teknike të zbatimit të projekteve e në veçanti në rrafshin e dizajnit të politikave të reja në sektorin farmaceutik.

Delegacioni do të qëndroj në Kosovë deri në fund të javës. Gjatë kësaj kohe do të realizoj takime me vendimmarrësit kryesor në sektorin shëndetësor.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)