26 Dhjetor 2024

Reforma shëndetësore indikator i rëndësishëm për investime

Prishtinë, 19 maj -Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy shteteve në kuadër të sektorit të shëndetësisë dhe investimeve kapitale në këtë sektor.

Ministri Agani tha se reforma shëndetësore që është në fillimin e zbatimit të saj, do të jetë një indikator i rëndësishëm për investime në sektorin shëndetësor edhe nga investitorë grekë, siç kanë investuar tashmë investitorë të shteteve tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)