Realizohen disa kontrolle në disa ordinanca mjekësore

Në planin operativ me qëllim të zbatimit të urdhëresës janë përfshirë edhe Inspektorët e Administratës Tatimore nga Prizreni, Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicinale, me të cilët është bërë kontrollimi i ordinancave mjekësore.
Gjatë kontrollit Inspektorët kanë konstatuar se në katër (4) lokacione ordinancat mjekësore punonin ilegalisht dhe posedonin barëra që dyshohet se iu shiteshin pacientëve në mënyrë të kundërligjshme.
Të gjitha ordinancat e dyshuara janë mbyllur nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë , kurse barërat janë sekuestruar nga Inspektorët e AKPM-së në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dokumentacione të ndryshme, barëra dhe bazuar në provat, dëshmitë dhe hetimet e mëtutjeshme pritet që personat e implikuar të ndiqen penalisht.