RCPN jep donacion 66 mijë dollar për Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike
Prishtinë, 24 gusht - Klinika e Kirurgjisë Pediatrike do të pranojë donacionin me paisje mjekësore të siguruar nga Rotary Club Prishtina Newborn dhe Liberty Rotary Club, përmes Fondit Global të Rotary International.
Në Klinikën e Kirurgjsë Pediatrike në Prishtinë, me datë 25 gusht 2021, duke filluar nga ora 11:00, në praninë e Steve Hemphill, përfaqësues i Liberty Rotary Club, do të bëhet dorëzimi i aparaturave mjeksore, donacion ky i siguruar nga RCPN dhe LRC me seli Missouri SHBA, përmes Grantit Global.
Përmes këtij projekti klubet rotariane synojnë të lehtësojnë punën e stafit të pediatrisë duke iu ofruar paisje moderne mjeksore, të cilat janë absolutisht të domosdoshme dhe do të ndimojnë mjekët në procesin e diagnostifikimit dhe trajtimit të fëmijëve me anomali urogjenitale dhe posaçërisht të atyre me disfunksion të traktit urinar.
Granti i projektit përmbanë tri faza, të cilat kapin vlerën totale prej USD 65.903 ku pjesa më e madhe ndahet për paisjet mjeksore, ndërsa pjesa tjetër është për trajnimin e stafit të pediatrisë për përdorimin e paisjeve si dhe shërbimet përkrahëse.
Njëherit ky është projekti i parë që Rotary Club Prishtina Newborn në bashkëpunim me Liberty Rotary Club ka arritur të sigurojë fondet e dedikuara nga Rotary International dhe për këtë është falenderues miqve Rotarian nga SHBA dhe Klinkës së Kirurgjisë Pediatrike.