24 Dhjetor 2024

Rastet që mjekohen në QKUK të mos drejtohen jashtë vendi

Prishtinë, 4 qershor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës,  në  rastet  të cilat mund të operohen dhe mjekohen në QKUK, të  mos drejtohen për shërim jashtë vendi, pa u konsultuar paraprakisht me Klinikat e QKUK-së. 

QKUK, është ballafaquar me pacientë  të cilët kanë shkuar jashtë vendi për trajtim dhe nuk kanë marrë trajtimin e kompletuar, meqë kushtet financiare e kanë pamundësuar trajtimin e mëtejmë. 

Rasti më i freskët është paraqitur në Klinikën e Neurokirurgjisë, kur pacienti  I. Hasani,  të cilit i ishte hequr qelbi në tru (abscesi), dy herët e kaluar ishte operuar në Lozanë të Zvicrës, por nuk e kishte kompletuar mjekimin, meqë nuk kishte mundësi financiare ta kompletonte  atë.

Pas negocimit të familjarëve të pacientit me mjekët e QKUK-së, ai është shtrirë në Klinikën e Neurokirurgjisë, ku drejtori i  Klinikës së Neurokirurgjisë, Dr. Prof. Arsim Morina, kishte kërkuar të bëhej Rezonanca Magnetike dhe ishte vërtetuar se pacienti ende  kishte qelb në tru.

Pas ekzaminimit  në fjalë  u vendos që pacienti të operohej, në mënyrë që të hiqej në tërësi  qelbi në trurin e vogël.  Pas 3 orë e gjysmë të operacionit është hequr në tërësi  qelbi dhe  CT kontrolluese  vërteton se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore. 

PS: Përfaqësuesit  e medieve që janë të interesuar për më shumë detaje rreth rastit në fjalë,  mund të bisedojnë me Prof. dr. Arsim Morina, UD. Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë dhe pacientin e shtrirë në QKUK

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)