Raste të reja të gripit të shpenzëve në Kinë
Pekin, 15 prill - Kina njoftoi rastin e dytë të gripit të shpendëve në një provincë të re, në perëndim të zonës ku ka qënë e përqëndruar sëmundja.
Agjencia Xinhua e lajmeve tha se dy raste të sëmundjes u njoftuan sot në provincën qendrore të Henanit.
Deri dje, kur rasti i një shtatë vjeçareje u njoftua në kryeqytetin Pekin, përhapja e virusit H7N9 ishte përqëndruar përreth qytetit lindor të Shangait, qindra kilometra larg.
Michael O\'Leary, kreu I Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kinën tha sot se përpapja e virusit vdekjeprurës në pjesë të tjera të vendit nuk është çudi dhe pritej.
11 vetë kanë vdekur në Kinën lindore që kur virusi u njoftua për here të pare muajin e kaluar. Virusi besohet të tranmetohet nga shpendët tek njerëzit, duke shkaktuar asgjesime dhe kufizime në tregëtinë e tyre.
Ekspertët shqetësohen nse versioni i ri i gripit të shpendëve mund të bëhet më ngjitës dhe të shkaktojë një epidemic, megjithëse OBSH-ja thotë se deri tani nuk ka prova që virusi të përhapet mes njerëzve.