Ramadani në punimet e Shkollave të Shëndetit Publik të Europës
Bruksel, 14 nëntor - Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Prof. dr Naser Ramadani mori pjesë në punimet e Asamblesë Gjenerale të Asociacionit të Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) që u mbajt në Bruksel.
Në punimet e kësaj Asambleje ndër të tjera u diskutua për programin e kompetencave kyçe të shëndetit publik europian, praktikat e mira dhe inovacionin në edukimin në shëndetin publik, programet e doktoratës dhe kapacitetet hulumtuese, edukimin parauniversitar në shëndetin publik, zhvillimin e kapaciteteve profesionale në shëndetin publik, etj.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga viti 2012 është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER). Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) është themeluar më 1966, si iniciativë e OBSH dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin nga pikëpamja e edukimit, hulumtimit shkencor dhe praktikës në shëndetin publik.
Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) ka mbi 90 anëtarë nga të gjitha vendet e Evropës.