22 Dhjetor 2024

Radiologji, u kryen 11.369 CT dhe 78.685 rëntgene

Prishtinë, 22 mars - Në shërbimin e Radiologjisë  të Qendrës Diagnostike,  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë kryer 11.369 Tomografi të Kompjuterizuara (CT).

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Falziu ka bërë të ditur se prej numrit të përgjithshëm,  7.959 pacientët kanë qenë ambulatorë, të referuar nga Qendrat e Mjekësisë  Familjare dhe 3.410 raste spitalore. 

\"Në kudër të QKUK-së, ekzistojnë 4 CT,  prej tyre,  aktualisht 3 janë në funksion, 2 janë të vendosura në Radiologji, 1 në Klinikën e Neurologjisë dhe 1 në Institutin e Onkologjisë, e cila pas riparimit së shpejti pritet të futet në punë\", ka thënë Fazliu. 

Në Radiologji sipas tij janë kryer edhe  78.685 rëntgene, përfshirë  gjymtyrët e ndryshme, rëntgenet e skeletit, mushkërive dhe të tjera.

Po ashtu, Fazliu ka bërë të ditur se në kuadër të  Radiologjisë, me plotë sukses është duke u punuar edhe me Rezonancën Magnetike(RM), e cila fizikisht është vendosur në Institutin e Onkologjisë. 

Kërkesat për kryerjen e RM-së, janë jashtëzakonisht  të mëdha, meqë është  vetmi aparat në institucionet publike në vend. 

QKUK-ja, apelon tek mjekët e spitaleve rajonale dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare që të jenë shumë të kujdesshëm  me rastin e  referimit të pacientëve për Rezonancë Magnetike, meqë aparati në fjalë është tejet i ngarkuar.

Në shërbimin e Radiologjisë, punojnë 38 radiologë dhe 44 teknik të radiologjisë, të shpërndarë në klinika të ndryshme. 

Shërbimi i Radiologjisë, ka të organizuar 24-orë shërbimin e kujdestarisë, i cili ofron shërbime për të gjitha rastet emergjente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)