09 Maj 2024

QSUT do të ndihmojë QKUK-në në fushën e kardiokirurgjisë

Prishtinë, 7 nëntor - Është nënshkruar sot marrëveshja ndërmjet Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrës Spitalor Klinike Universitare të Tiranës, në lidhje me ofrimin e shërbimeve kardiokirurgjike nga ekspertët e QSUT në kuadër të shërbimit të kardiokirurgjisë në QKUK. Nënshkrimin e marrëveshjes e bënë Drejtori i SHSKKUK, Dr. Curr Gjocaj dhe Znj. Ogerta Manastirliu.

Me këtë rast, Drejtori SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, tha se kjo marrëveshje është nënshkruar si fryt i bashkëpunimit ndërmjet dy Qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në anën tjetër Znj. Ogerta Manastirliu, Drejtoreshë e QSUT, tha se sot po konkretizohet marrëveshja mes dy qeverive. “ Përmes kësaj marrëveshje është bërë mundur mbështetja profesionale në fushën e kardiokirurgjisë, duke shkëmbyer eksperiencat dhe ekspertizat”, theksoi ajo.

Sipas saj, kardiokirurgët nga QSUT do të jenë të gatshëm dhe në gatishmëri për të ofruar ekspertizën në të mirë të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke garantuar profesionalizëm. “ Ekipet do të jenë të gatshme të ofrojnë ndihmën në të gjitha rastet që paraqiten tek ju së bashku me stafin tuaj”, përfundoi Znj. Manastirliu.

Dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, tha se kjo marrëveshje paraqet dëshmi konkrete të vazhdimit të bashkëpunimit të institucionalizuar me 11 janar nga ana e dy qeverive, po ashtu edhe marrëveshjes që pati nënshkruar me Ministrin Beqja.”

Këto marrëveshje vunë themelin e bashkëpunimit i shëndetësi me prioritetet e caktuara nga dy ministritë, zhvillimi i këtyre shërbimeve ka paraqitur prioritet të madh, meqë këto sëmundje paraqesin mortalitet të madh “, u shpreh Ministri Agani.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Z. Qemajl Minxhozi, tha se kemi të bëjmë me një moment të rëndësishëm.

“Jemi në një moment të rëndësishme në konkretizimin e asaj që kemi thënë para 5 muajve që kemi thënë se QSUT dhe QKUK do të hapin një program afatgjatë për ndërhyrje kardiokirurgjike, moment që do vlerësuar gatishmërinë e dy ministrive”, theksoi Z. Minxhozi.

Sipas tij, bashkëpunimi integral në të dy anët do shërbejë për kualitet të shërbimeve shëndetësore nga stafi. Ai përmendi edhe bashkëpunimin e ofruar nga Spitali i Prizrenit për Spitalin e Kukësit ku shumë grave u është mundësuar mamografia falas, por dhe shërbime të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)