QMF në Kodrën e Trimave vihet në shfrytëzim për pacientët me hemodializë
Prishtinë, 21 mars - Sot në objektin e vjetër të Komunës, do të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së Dr.Valbon Krasniqi, për ofrimin e shërbimit sa më efikas për pacientët e repartit të hemodializës së QKUK-së të cilëve në mungesë të hapësirave në QKUK, do të u ofrohet në shfrytëzim kati i sipërm në QMF në Kodrën e Trimave.
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Kryetari Përparim Rama së bashku me Drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi, do të paraqiten me një konferencë për media ku edhe do të keni mundësi të njoftoheni më shumë rreth marrëveshjes.