22 Dhjetor 2024

QKUK: U mjekuan mbi 200 raste gjatë festes

Prishtinë, 10 shtator - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) edhe gjatë Festës së Fitër Bajramit ka pasur mjaft punë. Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka bërë të ditur së gjatë 24 orëve të fundit  vetëm në Qendrën Emergjente janë kryer 134 intervenime mjekësore.

Zëdhënësi Fazliu ka thënë së prej tyre, 51 raste reanimimi, 48 raste kirurgjike, 26 raste internistike, 16 raste ortopedike, 24 raste të aksidenteve në trafik, 7 raste të intervenimeve në sallën e vogël 1 rast i helmimit. 

Në Klinikën e Kirurgjisë sipas tij janë pranuar 10 pacientë për trajtim të mëtejmë, në Klinikën e Ortopedisë, 2 pacientë dhe në Klinikën Interne 10 pacientë.

"Në Klinikën  Obstetrike Gjinekologjike gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 32 lindje, 7 prej tyre me operacion,19 foshnje kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 15 të gjinisë femërore", ka bërë të ditur Falziu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)