23 Dhjetor 2024

QKUK, u kryen 4.905 vizita specialisitke dhe 240 operacione

Prishtinë, 9 dhjetor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë kësaj jave janë kryer 4.905 vizita specialistike, 240 operacione me anestezion të përgjithshëm, 44 operacione me anestezion lokal, 448 dializa, 209 lindje, 61 prej tyre me prerje cezarian. Ka pasur gjithsej 2.158 incizime radiologjike dhe 7. 651 analizat laboratorike.

Këto të dhëna i prezantoi Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Nijazi Gashi, në konferencë për media.

“QKUK, ka trashëguar projekte që kanë vazhduar edhe këtë vit, projekti i klimatizimit qendror, gazrave medicinale dhe uji i ngrohtë, presim të bëhet pranimi teknik, është në proces renovimi i Klinikës së Pediatrisë, i cili është në fazën përfundimtare” theksoi dr. Gashi.

Sipas tij, në vazhdim e sipër është zbatimi i tre projekteve të mëdha, projekti i zhvendosje së dializës, renovimi dhe zgjerimi i hapësirave të Qendrës Emergjente, aftësimi i lifteve në QKUK, meqë mos funksionimi i tyre ka shkaktuar telashe të mëdha. Drejtori Ekzekutiv, tha se në kuadër të rritjes së kualitete dhe kuantitetit të punës në QKUK, menaxhmenti ka marrë disa hapa që janë të rëndësishëm.

“Kemi bërë urdhëresë për Klinika dhe Institute, ku kërkohet respektim i orarit të punës, evidentimi i punëtorëve me rastin e ardhjes dhe daljes nga puna. Kemi aktivizuar Komitetin Etik Profesional, Komitetin për Kontroll të Infeksione Spitalore dhe Komisioni për Kontroll të Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore”, sqaroi dr. Gashi.

Ai potencoi mes tjerash se shumë shpejtë, pritet të fillohet me aplikim të radioterapisë, përmes një projekti të MSH-së, por edhe me trajnim të stafit ekzistues në Institutin e Onkologjisë, kurse tani po kompletohet dhe lehtësohet trajtimi për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje.

Drejtori i QKUK-së, bëri të ditur se me projektin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka filluar ndërtimi i një aneksi për Dializë dhe renovimi i katit përdhesë në Klinikën Interne, me ç’rast do të zhvendoset Dializa nga kati i 4-t.

Sipas tij,  MSH, ka filluar me projektin për zgjerim dhe renovim të hapësirave në Qendrën Emergjente, e po ashtu, servisimin e lifteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)