25 Dhjetor 2024

QKUK trajtoi 4100 të lënduar në trafik

Prishtinë, 17 nëntor - Rreth 4100 pacientë janë trajtuar në Qendrën Emergjente nga aksidentet në komunikacion. Të dhënat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për nëntëmujorin e këtij viti, flasin edhe për numër të shtuar të të lënduarve nga armët por edhe nga helmimet.

Këtë vit, Qendra Emergjente e QKUK-së, ka trajtuar më shumë pacientë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat flasin për rritje të numrit të të helmuarve, të lënduarve nga armët e zjarrit e ato të ftohta, dhe të të lënduarve në komunikacion. Këtë e konfirmon edhe drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani.

“Sa i përket numrit të aksidenteve mund të konstatojmë një numër të madh të të lënduarve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore, këtu hyn edhe numri i të lënduarve këmbësorë. Një pjesë e vogël nëse e shohim në përqindje nga 0.5 deri në 1 % nga numri i përgjithshëm 4081, mbesin në karroca invalidësh që është problem për vetë shoqërinë e edhe për familjarët”, thotë Lenjani.

Nga aksidentet në komunikacion, këtë vit, në nivel vendi kanë humbur jetën mbi 110 persona, 30 nga të cilët këmbësorë, thotë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi.

“Në bazë të statistikave, aksidente me fatalitet (janar-shtator 2013) janë shënuar 78, persona të vdekur 88, ndërsa këmbësorë të vdekur 30, aksidente me lëndime janë raportuar 3698, ndërkaq persona të lënduar 7344”, thotë Kamberi.

Ndryshe, drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, kërkon nga Institucionet e vendit që këtë ta shohin me shqetësim dhe të marrin masa të paktën në edukimin e vozitësve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)