QKUK, trajtohen 17 raste me ethe hemorragjike
Prishtinë, 25 qershor - Në Klinikën Infektive në QKUK po trajtohen 17 raste të konfirmuara me ethe hemorragjike. Tre nga ta janë në gjendje të rënd shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetë, konfirmon për Radio Kosovën Dr. Sali Ahmeti.
Ai thotë se në Klinikë ka mugës të ampulave Ribavirinë e cila shërben për trajtim rasteve të rënda, ndërsa me Ribavirin tableta klinika është e pajisur mirë.
Çdo ditë në Kliniken Infektive në QKUK po rritet numri i pacientëve më ethe hemorragjike që vijnë si pasoj e pickimit nga rriqrave, thotë infektologu, Dr. Sali Ahmeti.
Të shtrirë i kemi sot 17-të, dje kanë qenë shtatë pranime, sidoqoftë situata është stabile. Të sëmuret që kanë qenë të rend janë më mirë, ende vazhdojnë tre prej tyre të jenë në gjendje të rend por unë mendoj që janë jashtë rrezikut për jetë, ka theksuar ai.
Ndërsa në Kliniken Infektive momentalisht ka mungesë të ampulave Ribavirin të cilat shërbejnë për trajtim të pacientëve në gjendje të rënd shëndetësore.
Aktualisht nuk e kemi barin ampular për dhënie intravenoze, por fatbardhësisht së paku sot nuk kemi raste indikative që nuk do të merrnin barin nga goja, ka deklaruar ai.
Ahmeti tha se me furnizimin e barnave merret menaxhmenti i QKUK-së. Ndërsa zëdhënësi i këtij institucioni, Shpend Fazliu, tha kërkesat janë dërguar në Ministri të Shëndetësisë dhe thuhet se ampulat Ribavirin kanë ardhur në Kosovë dhe së shpejti pritet të dërgohen në Kliniken Infektive.