QKUK, trajtohen 144 pacientë me COVID-19
Prishtinë, 6 korrik - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 144 pacientë me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri COVID 19.
“Në Klinikën Infektive janë 111 raste, 55 prej të cilëve janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Në Mjekësinë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me COVID-19 pozitiv”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).