25 Dhjetor 2024

QKUK suspendon infermierin dhe doktorin për marrje ryshfeti

Prishtinë, 27 shkurt - Pas informatës zyrtare në medie nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht sektori për hetimin e korrupsionit, menaxhmenti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për suspendim të  infermierit L.M dhe  doktorit në specializim P.GJ.

Drejtoria ekzekutiv e QKUK-së,  ka  kërkuar nga UD. drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Dr. Muharrem Avdiu, të njoftoi kryetarin e Komitetit Specialistik për Klinikën e Pediatrisë dhe përmes tij të bëjë njoftimin për Bordin  për specializime në Ministri të Shëndetësisë,  i cili do të filloj procedurat e suspendimin e menjëhershëm të doktorit P.GJ, i cili ka kontratë për specializim.

Po ashtu, nga shërbimi i infermierisë është kërkuar që menjëherë të suspendohet infermiere L. M.

Suspendimi bëhet duke u bazuar në ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, përderisa do të zgjasë deri në momentin e zhvillimit të procedurave të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)