QKUK, sot rifillon vendosja e pejsmejkerëve dhe ICD-ve

Gjatë kohës së kryerjes së intervenimit kanë asistuar ekspertët nga Zagrebi, të cilët do të trajnojnë mjekët nga Kosova.
Sot ka ardhur një kompani me mjekë nga Kroacia që do të marrin mjekët tonë në trajnim dhe do ti përgatisin stafin për kryerjen e kësaj pune. Disa mjekë kosovarë do të shkojnë në Zagreb e më pastaj edhe në Itali tha dr. Bedri Zahiti, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë me Angiologji.
Sipas tij, një ICD kushton deri në në 16 mijë euro, derisa pejsmejkeri deri rreth 5 mijë euro, por aktualisht ato do të ofrohen falas për pacientët, deri në caktimin e një çmimore që do ta bëjnë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me menaxhmentin e QKUK-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Duke folur për pacientët Dr. Zahiti ka shpjeguar se sipas statistikave ndërkombëtare, në 2 milionë njerëz, duhet ti vënë deri në 500 pejsmejker brenda një viti.
Ai tha se tash e tutje Klinika e Kardiologjisë do të përpiloi listën e pacientëve që kanë nevojë për intervenime të tilla dhe puna do të bëhet në mënyrë të organizuar.
Pajisja pejsmejker , është kombinim nga çipa kompjuteri dhe baterie të cilat mund të programohen montohet në kraharorë menjëherë nën ashtin kyç nën lëkurë. Telat speciale futen në venat e zemrës nën ashtin kyç. Pastaj, kabllot lidhen deri tek sistemi i baterive.
Kjo procedurë zgjatë, 1-2 orë nën anestezion lokal dhe llogaritet si intervenim minimal. Pacienti qëndron në spital 1 deri në 2 ditë pas intervenimit të kryer në sallë .
ICD, është pajisje e programuar të shënojë ngadalësimin e zemrës dhe aritmi potenciale në rrezik. Paisja automatikisht e diagnostikon dhe korrigjon aritminë me elektroshok të papritur