22 Dhjetor 2024

QKUK: s’ka prani të bakteries Nju Delhi

Prishtinë, 22 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton opinionin kosovar dhe pacientët që mjekohen në kuadër të klinikave dhe reparteve të saja, se zyrtarisht nuk ka  të konfirmuar  praninë e mundshme të prezencës së  super bakteries “Nju Delhi” në hapësirat e QKUK-së.

Deri tani janë kryer disa inspektime nga ekipet e specializuara të  Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës, rreth pranisë së infeksioneve brenda spitalore.  Inspektimet kanë përfshirë pacientët e shtrirë dhe personelin shëndetësorë.

Inspektimi i fundit është kryer me datën 15.03.2011, janë marrë mostrat mikrobiologjike nga duart e personelit shëndetësorë, sipërfaqet punuese, mjetet sterile,paisjet e dezinfektuara dhe nga medikamentet e pranishme. 

Nga rezultatet që kanë arritur në Drejtorinë Ekzekutive, nuk rezulton se ka prani të bakteries  “Nju Delhi”.

Inspektimi i mëhershëm  me qëllim të identifikimit të burimit të infeksionit nga personeli shëndetësorë është bërë edhe më 17 janar, po nga IKSHPK-ja, ku ishin marrë mostrat nga duart e stafit dhe çarçafët e pacientëve,  të cilat po ashtu, kishin rezultuar të ishin negative. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)